Google ADS

Kosova mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Qipros

21:41 | 15 Tetor 2024
E.H

Kosova përfundon pjesën e parë në epërsi me rezultat 1-0 ndaj Qipros.

Ndeshje kjo e cila po zhvillohet në kuadër të rrethit të katërt në Nations League.

Golin e vetëm deri tani në këtë sfidë e shënoi kapiteni, Amir Rrahamni.

Ai realizoi në minutën e 30-të.

Kosova deri në fund pati edhe disa mundësi tjera shënimi, mirëpo pa arritur t’i konkretizoj.

Në fundin e pjesës së pari u akordua një penallti për “Dardanët”, mirëpo pas rishikimit në VAR u anulua.

Kujtojmë se në minutën e 16-të nga loja u largua, Milot Rashica, pasi pësoi dëmtim, teksa vendin e tij e zuri Florent Muslija./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme