Google ADS

Ylli ndahet me trajnerin amerikan Casey Owens

19:56 | 15 Tetor 2024
D.H

Casey Owens nuk do të jetë më trajneri i Golden Eagle Yllit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra suharekase disa minuta më parë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Ylli bënë të ditur se me marrëveshje me të dyanshme, i kanë dhënë fund baskëpunimit me trajnerin amerikan.

Nën udhëheqjen e këtij trajneri këtë fillim sezon, Ylli u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Teksa pas pesë ndeshjeve në elitën e basketbollit kosovar ka dy fitore e tre humbje, një start jo i mirë për nënkampionin e Kosovës.

Së fundmi Ylli u mposht në Suharekë nga Bashkimit me rezultat 77-66, derisa kjo ka qenë ndeshja e fundit e trajnerit amerikan, Casey Owens./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme