Google ADS

Turqia kërkon sanksione kundër Izraelit për luftën në Gaza

16:47 | 15 Tetor 2024
K.B

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka bërë thirrje për sanksione kundër Izraelit.

Hakan Fidan i ka i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndërpresë të gjithë mbështetjen për konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Ne kemi arritur kufirin e fjalëve, diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare … Ne duhet të fillojmë me sanksione,” u tha ministri i Jashtëm Hakan Fidan delegatëve të partisë në pushtet në një takim për Palestinën, duke shtuar: “Izraeli duhet të bojkotohet.”/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme