Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav.
Gërvalla e uroi ambasadorin Orav për detyrën e re, duke theksuar përforcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekstin e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendit tonë.
“Ministrja Gërvalla nënvizoi përparimin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në demokratizim, sundimi të ligjit, luftim të korrupsionit, avancim të lirisë së mediave dhe të drejtave qytetare, duke treguar qartë përkushtimin e plotë të vendit për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se Kosova pret trajtimin me urgjencë të kërkesës së Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE si hap thelbësor për të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjithë rajonit”, thuhet në komunikatën për media nga MPDJ-ja.
Gjithashtu u diskutua për situatën aktuale në veri dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon./Arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...