ë shumë se 400.000 fëmijë në Liban janë zhvendosur në tre javët e fundit, tha një zyrtar i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijët. Ai paralajmëroi për “gjeneratë të humbur” në shtetin e përfshirë nga shumë kriza dhe tani po përballet edhe me luftë.
Izraeli ka përshkallëzuar fushatën e tij kundër Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – përfshirë edhe duke nisur një ofensivë tokësore, pasi për një vit ka këmbyer zjarr në kufi, në kohën kur paralelisht po zhvillon luftë në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
Luftimet në Liban kanë detyruar 1.2 milion persona të largohen nga shtëpitë e tyre, shumica e tyre kanë ikur në Bejrut dhe në pjesë të tjera në veri të shtetit gjatë tri javëve të fundit, që kur janë përshkallëzuar luftimet.
ed Chaiban, zëvendësshefi për veprime humanitare në UNICEF, ka vizituar shkolla që janë shndërruar në strehimore për familjet e zhvendosura.
“Këto tri javë të luftës kanë ndikuar shumë fëmijë”, tha Chaiban për Associated Press.
“Aktualisht, 1.2 milion janë të privuar nga shkollimi. Shkollat e tyre publike ose janë të paqasshme, ose janë dëmtuar nga lufta, ose po përdoren si strehimore. Gjëja e fundit që i duhet këtij shteti është rreziku i një gjenerate të humbur”, shtoi ai.
Përderisa shkollat private libaneze ende janë duke operuar, sistemi publik i arsimit është goditur rëndë nga lufta.
Më shumë se 2.300 persona në Liban janë vrarë gjatë sulmeve izraelite, pothuajse 75 për qind e viktimave janë regjistruar në muajin e fundit, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë. Në tri javët e fundit, më shumë se 100 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 800 janë plagosur, tha Chaibani./rel/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...