Dea Mishel i reagon sërish Luizit: Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona

08:38 | 15 Tetor 2024
E.G

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli këto ditë kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale.

Kjo nisi nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 pas lajmit për dënimin një vit me burg të artistit shkodran për falsifikim dokumentesh.

E pas reagimit të këngëtarit, prezantuesja bëri një tjetër postim në InstaStory duke shtuar: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona”.

Fituesi i Big Brother e kishte interpretuar këtë këngë në një koncert, ku e përfshiu edhe Dean.

Luizi ka qenë një rival i madh i Deas dhe Olta Gixharit sa ishin në Big Brother VIP Albania.

Sidoqoftë, ai po vazhdon të jetë shumë aktiv tani në muzikë, me mbrëmje e koncerte.

I njëjti ka ndërtuar një jetë të re në Tiranë bashkë me Kiara Titon dhe vajzën e tyre, Luna Mari. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme