Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

07:08 | 15 Tetor 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) Ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, si pasojë e amplitudave të theksuara të temperaturave .

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme