Me fitime kolosale prej 21.1 milionë dollarësh, u mbyll një ankand për shitjen e qindra veshjeve dhe objekteve të tjerë artistikë të përdorur për xhirimin e serialit fantastik “Game of Thrones”.
Mes më shumë se 900 seteve të koleksionit, veçohet ky fron imitim plastik i të famshmit “Froni i Hekurt” që ka qenë i pranishëm në 8 sezonet e serialit.
Objekti arriti një çmim tepër të lartë shitjeje prej 1.5 milionë dollarësh.
Organizatoret e eventit në Dallas të Teksasit, shtëpia e ankandeve Heritixh Okshëns, thanë se “Froni i Hekurt” ngjalli edhe interesin kryesor mes 4500 pjesëmarrësve, numri i të cilëve përbën një rast të rrallë më vete.
Beteja e të interesuarve për blerjen e tij zgjati për 6 minuta. Çmimet fillestare të objekteve varionin nga 500 deri në 20 mijë euro.
Ky ishte ankandi i dytë më i suksesshëm në historinë e shitjes së objekteve të botës së kinemasë, pas atij të 2011-ës të sendeve të aktores Debi Rejnolds, që arritën një vlerë totale prej gati 23 milionë dollarë./TvKlan
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...