Gjatë ditës, opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së.
Lidhur me këtë çështje, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se është një fushatë agresive ndërsa ka shtuar se për ushtarët servohen tri vakte në ditë me ushqim cilësor.
“Gjendemi në një kohë fushate, dhe kjo mund të jetë një nga fushatat më agresive që ka qenë në Kosovë edhe për fakti se po krijon një precident jo të mirë, atë të marrjes me sigurinë, përkatësisht me ushtrinë. Unë e kuptoj që transparenca është një prej elementeve kyq që duhet ta ketë edhe Ministria e Mbrojtjes e FKS-ja, por kjo transparencë është keqpërdorur nga mediat, edhe nga akterë të ndryshëm brenda e jashtë vendit, për të sulmuar e etiketuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, tha Maqedonci në Pressing.
“Gjendja në FSK sa i përket ushqimit është normale, servohen 3 shujta në ditë ashtu siç është e planifikuar. Normal mund të ketë, mungesa të disa artikujve të fushës së perimeve, mirëpo janë të gjitha llojet të tjera që janë servuar edhe më herët. Ushtarët janë duke u shërbyer me ushqim më cilësor sepse është duke u përgatitur nga stafi brenda”, ka thënë ai.
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...