Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës pasi që dyshohet se është goditur me thikë.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima është shtetasi me inicialet E.Gj., ndërsa autori nuk është identifikuar ende, raporton A2cnn, transmeton Arbresh.info.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoritr.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta.
“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...