Një person ka humbur jetën në Bellopojë të Istogut, si pasojë e lëndimeve që mori nga një mjet bujqësor derisa ishte duke punuar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se viktima fillimisht është dërguar në QMF e pastaj në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjes e tij.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar se një person gjersa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime nga një mjet bujqësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes , i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal, në Emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi./Arbresh.info
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...