Foda tregon nëse do të jetë Aro Muric i gatshëm për sfidën e nesërme

17:38 | 14 Tetor 2024
D.H

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Qipron.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për mungesën e portierit Aro Muric në ndeshjen e parë ndaj Lituanisë, raporton Arbresh.info.

“Aro Murici është dashtë të zëvendësohet për shkak që ka qenë i lënduar, prandaj e kemi zgjedhur Amir Saipin. Aro dje ka stërvitur me të tjerët dhe do ta shohim në vijim se a do të jetë 100 për qind gati për ekipin”, tha Foda.

Kosova nesër luan sfidën e katërt në kuadër të Nations League, me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme