Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar sot Institutin Pedakogjik të Kosovës ku është pritur në takim nga drejtori i ri i këtij Instituti, Osman Buleshkaj.
Nagavci tha se ka falënderuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të këtij Instituti, Ismet Potera për punën dhe angazhimin e tij disavjeçar në udhëheqjen e këtij institucioni, përcjell Arbresh.info
“Ndërkaq, drejtorit të sapozgjedhur të IPK-së, Osman Buleshkaj i urova detyrën e re. Duke qenë se deri tani është punuar rreth përmirësimit të infrastrukturës ligjore dhe asaj fizike të Institutit, tashmë janë krijuar mundësitë për projekte dhe aktivitete edhe më përmbajtësore”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook.
“Si institucione na bashkon qëllimi për të bërë më të mirën për fëmijët tanë, duke i shfrytëzuar resurset në dispozicion. Andaj, pres që së shpejti të fillojë procesi i një analize të mirëfilltë të çështjeve në arsim, përmes një pune kërkimore dhe hulumtuese. Nga ana e tij, drejtori i sapozgjedhur i Institutit na siguroi se bashkëpunimi dhe mbështetja e punonjësve të Institutit për aktivitete kërkimore-shkencore dhe profesionale do të fuqizohet tutje. Prioretizimi i punës kërkimore dhe zhvillimore, bazuar në të dhënat nga hulumtimet dhe Strategjia e Arsimit 2022-2026, do të jetë në fokus të kontributit të Institutit në vitet në vijim”, shtoi tutje Nagavci.
Tutje, Nagavci për të gjitha projektet dhe aktivitetet e Institutit, u ka siguruar se mbështetjen e Ministrisë do ta kenë çdo herë./Arbresh.info
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...