Ambasadori i Shqipërisë , Petrit Malaj vizitoi sot Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB) ku është pritur nga kryetari Agim Shahini me bashkëpunëtorë.
AKB në një postim në Facebook thotë se ekonomia vendore duhet të zhvillohet përmes sektorit privat si forcë dhe aset kombëtare në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan Arbresh.info.
Shkëmbimet tregtare arritën në 440 milion euro ne vitin 2023 dhe jane në rritje mes dy shteteve tona por janë jo në nivelin e dëshiruar që bizneset tona mund të furnizojn konsumatorët shqiptarë,neve na mungon kultura konsumuse per prodhime vendore tha z.Agim Shahini Kryetar i AKB-es.
“Shkëmbimet tregtare arritën në 440 milion euro në vitin 2023 dhe janë në rritje mes dy shteteve tona por janë jo në nivelin e dëshiruar që bizneset tona mund të furnizojnë konsumatorët shqiptarë,neve na mungon kultura konsumuese për prodhime vendore tha Agim Shahini Kryetar i AKB-es”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Petrit Malaj, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë tha se “jemi duke punuar ngushtë me dy qeveritë tona për përmirësimin e ambientit ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve pa pengesa, kjo neve na obligon si institucione që të ofrojmë kushte sa më të mira dhe të sigurta për çdo biznes që investon në Kosovë apo Shqipëri”./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...