Valmir Elezi, zëdhënës i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor 2024, në orën 10:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 7,227 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 6,634, ndërsa 593 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, tha ai.
Elezi, në një deklaratë për RTKLive, tha se në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor 2024, në orën 10:00, janë pranuar 892 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (703 përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org dhe 189 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 866 kërkesa, ndërsa 26 të tjera janë refuzuar.
“Gjithashtu, është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor 2024, në orën 10:00, janë pranuar 892 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (703 përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org dhe 189 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 866 kërkesa, ndërsa 26 të tjera janë refuzuar”, bëri të ditur Elezi.
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63