Deputeti i PDK-së: Ky është sabotim i qëllimshëm i një institucioni kyç

13:10 | 14 Tetor 2024
E.G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka thënë se qëndron pas vlerësimit të tij se kjo Qeveri ka agjenda për “zhbërjen e shtetit të Kosovës

Në seancën e jashtëzakonsme ku po flitet për ushqimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Berisha tha se deri më sot, qeveria ka arritur ta falimentojnë shtetin në disa aspekte, shkruan Arbresh.info.

Ai po ashtu tha se po e mbanë një fjalë të cilën nuk do të dëshironte ta mbante asnjëherë në foltoren e Kuvendit.

“Dua të vë në pah se kështu kanë munguar përherë deputetët e pushtetit kur duhet të përballen me gjuhën e nevojave të popullit, kur duhet të përballen me premtimet e papërmbajtura dhe kauzat dhe kauzat e rrejshme me të cilat janë përballur në pushtet. Kjo është fjala që kurrë s’do të doja ta mbaja, jo për shkak të kodit ushtarak që më kufizon, por asnjëherë nuk do të dëshiroja të flasë rreth ushtrisë për problemet e karakterit logjistikë…e më keq, për një ushtri nga e cila ikin ushtarët, nën oficerët dhe oficerët për shkak të kushteve të shërbimit jo dinjitoze për paga, çizme, uniforma, për mungesë të ushqimit, etj”, tha ai.

Sipas tij, janë një mori e çështjeve demotivuese pse ushtarët po ikin nga FSK.

“Janë një mori shkaqesh demotivuese siç janë: pagat dhe kushtet e shërbimit jo dinjitoze, manipulimet me gradime jo meritore, trajnime jashtë vendit po ashtu me manipulime, puna jashtë orarit dhe mos kompensimi, mungesa e transportit, vajtje-ardhje, etj”, tha Berisha.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

Të ngjashme