Klinika e Onkologjisë e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës , ka trajtuar 335 raste me kancer të gjirit gjatë 9 muajve të parë të vitit 2024, prej të cilave 332 janë gra dhe 3 burra.
QKUK njofton se 52% e rasteve janë diagnostikuar në fazën e hershme, që tregon për ndërgjegjësimin në rritje ndaj kancerit të gjirit në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Të gjithë pacientet janë trajtuar në Klinikën e Onkologjisë, sipas protokolleve ndërkombëtare, me barna; si citostatikë, terapi biologjike, hormonale, terapi të mençur, dhe radioterapi me teknika si IMRT dhe C-RAD.”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
“Trajtimi përfshin fazat neoadjuvante ( lloj i trajtimit që jepet para operacionit, zvogëlon tumorin), adjuvante (trajtimi pas ndërhyrjes kryesore, si operacioni për të ulur rrezikun e rikthimit të kancerit). Si dhe metastatike, (kancer që përfshinë dhe pjesë të tjera, i shpërndarë)”.
Tutje thuhet se: “Klinika e Onkologjisë, ofron shërbime pa lista pritjeje për onkologji dhe radioterapi, si dhe nuk ka referime për trajtim jashtë vendit”./Arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...