Google ADS

Arrestohen dy persona për veprën penale “Vrasje nё Tentativё”

11:20 | 14 Tetor 2024
L G

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në Tentativë”.

Siç bën të ditur policia, Stacioni Policor në Deçan, plagosja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit pas një fjalosje, raporton Arbresh.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datë 13.10.2024, rreth orёs 19:40, është njoftuar se në fshatin Isniq-Deçan, ka ndodhur njё fjalosje e cila ka përfunduar nё plagosje me armё”, njofton policia.

Fillimisht sipas policisë, është arrestuar i dyshuari i parë dhe janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe gëzhoja.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, njё person ka qenё i lënduar nga arama e zjarrit, i cili ёstё dёrguar nё Spitalin Rajonal ne Pejё, pёr tretman mjekёsor, gjithashtu ne vendngjarjes ёshtё arresuar njёri nga tё dyshuarit, ndёrsa i dyshuari tjetёr i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs, aty nga Hetuesit ёshtё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё Pistoletё, njё  gёzhojё”, bënë të ditur policia.

Po ashtu, hetuesit nё koordimin me Prokurorin e shtetit, kanё bёrё kontroll/bastisjen e shtёpisё dhe objekteve përcjellëse te personit tё dyshuar, aty i njëjti ёshtё arrestuar.

Pas intervistimit nga Hetuesit i dyshuari (i mitur) me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24-orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё lёshuar ne procedurё te rregullt./Arbresh.info/

Të ngjashme