Samiti i Berlinit, Kurti pritet nga kancelari gjerman Scholz

11:17 | 14 Tetor 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në samitin e Procesit të Berlinit.

Kurti me anë të një postimi në “X”, ka thënë se samiti për një dekadë ka luajtur rol në mbajtjen e BB6 së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së, shkruan Arbresh.info.

“Ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses. Për një dekadë, ajo ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së. Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet.”, ka shkruar kryeministri Kurti./Arbresh.info/

Sot mbahet Samiti i Berlinit, Kosova përfaqësohet nga Kurti

Të ngjashme