Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit, pas Gjakovës ka prekur edhe komunën e Kamenicës.
Të premten në këtë komunë nga Drejtoria e një shkolle të mesme të ulët janë raportuar rastet e para, shkruan Arbresh.info.
Disa nxënës të klasave të teta dhe nënta kanë provuar të lëndojnë veten, dyshohet shkak sfida në rrjetin sociale në Tik-Tok”.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se me datë 11.10.2024 rreth orës 14:00, Policia e Kosovës, Stacioni Policor Kamenicë është njoftuar nga Drejtoria e një shkolle të mesme të ultë në fshatin Koretin, komuna e Kamenicë se në këtë shkollë disa nxënës të klasave të teta dhe nënta kanë provuar të lëndojnë veten, dyshohet shkak sfida në rrjetin sociale në Tik-Tok”, ka thënë Hashani.
Ai ka shtuar se nuk ka të lënduar, dhe se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.
“Në këtë rast nuk raportohet për të lënduar. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që në lidhje me rastin të përpilohet një shënim zyrtar”, ka thënë Hashani.
Pas raportimeve për këto raste, ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilat i kanë bërë thirrje prindërve dhe mësimdhënësve që të kujdesen për sigurinë e fëmijëve gjatë përdorimit të teknologjisë.
Kujtojmë se edhe më 30.05.2024, ishin raportuar 17 raste të nxënëseve të shkollave fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë që i kanë gërvishtur duart e tyre, të nxitur nga një video (lojë) në “Tiktok”.
Raste të ngjashme ishin raportuar edhe në komunën e Lipjanit./Arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...