E përplas makina në vijat e bardha, ndërron jetë 15-vjeçari shqiptar në Itali

10:04 | 14 Tetor 2024
Q L

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një 15-vjeçar shqiptar, R. A, humbi jetën pasi u përplas nga një makinë ndërsa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Ngjarja ndodhi në Guidonia, më 12 tetor, kur i riu po kalonte rrugën pranë kinemasë Space në qytet.

Pas përplasjes, ai u transportua me urgjencë në spitalin e Tivolit ku luftoi me jetën për dy orë, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Adoleshenti shqiptar u përplas nga një 71-vjeçar italian, i cili po ngiste një makinë Dacia Sandero.

Policia lokale e Guidonias ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, duke ndërhyrë menjëherë në vendin e aksidentit, në kryqëzimin e Via Roma me Via Cesare Pascarella.

Shoferi, i cili ndaloi për të ndihmuar viktimën, rezultoi negativ në testet e alkoolit dhe drogës.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme