Sipas Kievit, Gjermania dhe vende të tjera aleate të Ukrainës do të japin një përgjigje të shpejtë për “planin e fitores” të paraqitur nga presidenti Zelenski në disa vende evropiane. Koha nuk pret, thuhet në Kiev.
Ukraina shpreson premtime të shpejta të perëndimit pas prezantimit të “planit të fitores” në lidhje me ndihmat e kërkuara ushtarake në luftën kundër agresionit rus. Kreu i zyrës presidenciale në Ukrainë, Andrij Jermak tha se nuk bëhet fjalë për ditë, po për orë. “Partnerët tanë e kuptojnë logjikën e planit”, citon agjencia gjermane e lajmeve, DPA, Jermak. Duhen tani hapa shumë konkrete të partnerëve perëndimore për të ndihmuar Ukrainën. Ukraina ndodhet aktualisht nën presion të madh pas pushtimit rus. Sipas kreut të zyrës presidenciale, Jermak ka pasur një vëmendje të madhe për planin e Zelenskit.
Kërkesat e Ukrainës
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje nga “plani i fitores” i prezantuar nga presidenti Zelenski. Kreu i shtetit ukrainas zhvilloi javën e kaluar vizita në Paris, Romë, Londër dhe Berlin, ku u takua me kancelarin, Olaf Scholz. Ajo që dihet, është se Ukraina kërkon nga perëndimi lejen për të sulmuar me raketa me rreze të gjatë veprimi objektiva ushtarakë thellë në territorin rus. Lidershipi ukrainas gjithmonë ka kërkuar që të shkatërrohen aftësitë ushtarake të Rusisë që të mos sulmojë më asnjë vend tjetër. Kievi kërkon po ashtu një ftesë për anëtarësim në NATO.
Vetë presidenti Zelenski pas kthimit nga turi evropian tha para ukrainasve, se do të ketë sërish ndihma ndërkombëtare për luftën kundër Rusisë. “Bota është gati të mbështesë në vitin e tretë të luftës, sepse njerëzit tanë, miliona ukrainas e meritojnë këtë mbështetje”, tha Zelenski në një mesazh me video pas kthimit nga qëndrimi në Berlin. Presidenti ukrainas apeloi tek partnerët perëndimore për unitet në veprime./DW/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...