Tahiri për seancën e jashtëzakonshme për FSK-në: Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë

09:26 | 14 Tetor 2024
Q L

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës-së, Abelart Tahiri është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë se një ditë Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për Ushtrinë e Kosovës.

Tahiri ka shkruar në Facebook se:” Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë. Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem.”

Tutje, ai shtoi se Ushtria e Kosovës është krenaria jonë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme