Libri “ Do ta vendosim kufirin” i Kaqusha Jasharit u vlerësua nga të pranishmit të jetë si një libër i cili hyn në kuadrin e librave me anë të së cilit lexuesit njohin më mirë të kaluarën jo të largët të Kosovës. Ky libër përmban më shumë dokumentacion për historinë e kohës nga viti 1981 deri në vitin 1988, periudhë e së cilës edhe autorja Jashari ishte pjesëmarrëse e atyre ngjarjeve dhe veprimtare politike e asaj kohe.
Historianja Sabile Keqmezi-Basha, me rastin e promovimit të këtij libri tha se historia e një kombi nuk mund të shkruhet dhe të njihet pa hulumtimin e dokumenteve dhe materialeve të një okupuesi, andaj sipas saj vazhdimisht duhet të rikthehet në kujtesë, periudhat e robërisë dhe okupimit që ka kaluar vendi.
“Kaqusha Jashari në librin ‘Do ta vendosim kufirin’ flet pa dorëza, hapur dhe pa politikë të cilën duhet çmuar dhe respektuar. Në ngjarjet dhe zhvillimet që trajton në këtë libër ajo nuk mendonte të paraqitej si politikane, historiane apo shkencëtare, ajo thjesht na ofron të dhëna të bollshme dhe me argumente që dëshmon për kohën e vrazhdë që ka kaluar populli shqiptar në Kosovë nën terrorin serb, dëshmon hapur dhe në mënyrën më të sinqertë prezanton ecurinë e ngjarjeve që nga viti 1981 deri në vitin 1988”, ka thënë Keqmezi-Basha
Ramush Tahiri, i cili është edhe recensent i librit ka thënë se libri i Kaqusha Jasharit trajton vetëm një periudhë të shkurtër historike që përmblidhet në ngjarje të vrullshme të asaj kohe ne Kosovë, qe u reflektuan fuqishëm dhe në Serbi e sidomos në Jugosllavi, ku ngjarje këto sipas tij me të drejtë vlerësohen si nisja e fillimit të shkatërrimit të Jugosllavisë me të gjitha ato pasoja shumë të rënda për të gjithë popujt e veçmas për popullin shqiptar në Kosovë.
“Si i tillë ky libër është më se i mirëseardhur për të mësuar nga pësimet por që është vlerë e posaçme e librit si një kronikë e ngjarjeve, si një dëshmi autentike e dorës së parë, shumë e besueshme dhe e pa kapërcyeshme për të gjithë studiuesit dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të dinë se çka ndodhi në shpërbërjen, në shkatërrimin e Jugosllavisë dhe në krijimin e shteteve të reja, e veçmas të Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri
Autorja e librit Kaqusha Jashari, shpreson se lexuesi të mos ketë pritur më tepër se që është dhënë në libër. Sipas saj libri është më shumë dokument se sa analizë.
Jashari ka treguar se që nga publikimi se do të bëjë një libër ka marrë shumë pyetje nga njerëzit në lidhje me librin ndërkaq që me rastin e promovimit ka përzgjedhur disa nga to për t’u përgjigjur.
‘’Distanca prej 25 vitesh ka larguar nga unë emocionet e asaj kohe, sepse po ta shkruaja më herët do ta shkruaja me emocione, sepse e kam përjetua edhe at fazën e rezistencës paqësore, kam përjetua edhe luftën edhe zhvillimin e më vonshëm, fati ka bërë që kam qenë edhe deputet në këtë demokracinë e re edhe nënshkruese e pavarësisë dhe tani kur u bë krejt ajo, Kosova është shtet, atëherë jam ulur ta shënoj edhe periudhën e cila është pjesë e historisë’’, ka thënë Jashari.
Sa i përket titullit të librit autorja ka thënë se ajo nuk i do kufijtë dhe askush nuk i do ata sepse janë pengesa e lëvizjes së lirë, por në disa momente historike kufijtë duhet t’i përcaktosh për ta mbrojtur vendin.
Të pranishëm në promovimin e librit “Do ta vendosim kufirin” të Jasharit kanë marrë pjesë historianë, profesorë dhe shkrimtarë./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën