Google ADS

Bogdanoviq: Rakiq u rrah brutalisht nga “Brigada e Veriut”, i ka borxh të madh financiar terroristit Radojiçiq

18:51 | 13 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Lëvizjes Qytetare ”Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka thënë se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është rrahur për borxhe financiare ndaj terroristit, Milan Radojiçiq.

Këtë Bogdanoviq e ka bërë të ditur me anë të një postimi në platformën X, duke shtuar se Rakiq u rrah nga kolegët e tij të organizatës terroriste ”Brigada e Veriut”.

”Mbrëmë shokët e mi nga Mitrovica më kanë njoftuar se llumi Goran Rakiq, është rrahur nga kolegët e tij të organizatës terroriste “Brigada e Veriut”. Borxhet e tij financiare ndaj terroristit Radojiçiq janë të mëdha! Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund!”, shkroi Bogdanoviq./Arbresh.info

Lexo edhe:

Rakiq sulmohet në veri, eksperti i sigurisë: U rrah nga kriminelët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit – rasti mund të manipulohet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme