Kosova të martën luan ndeshjen e radhës ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Teksa sot Dardanët kanë zhvilluar stërvitjen e radhës pas fitores së djeshme ndaj Lituanisë.
Pas stërvitjes ka folur sulmuesi i ardhur në shtator tek Kosova, Fisnik Asllani.
“Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme përkundër se ishte një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari që ka bërë lojë të mire. Ka një atmosferë shumë të mirë në ekip pas kësaj fitore dhe kjo është e rëndësishme. Besoj që ndaj Qipros do të jetë një ndeshje e mirë pasi kemi edhe ‘Dardanët’ pas nesh dhe do të japim maksimumin për të marrë tre pikët, tha Asllani në një prononcim për FFK-në.
Kosova është e dyta në tabelën e grupit 2 të Ligës C të Kombeve, me gjashtë pikë, kurse lidere është Rumania me nëntë sosh./Arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...