Google ADS

Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet për duelin me Qipron

16:28 | 13 Tetor 2024
D.H

Pas fitores ndaj Lituanisë në Kaunas, kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve.

Në këtë seancë morën pjesë futbollistët që u aktivizuan si zëvendësues gjatë ndeshjes së djeshme dhe ata që nuk patën minuta në fushë, përcjell Arbresh.info

Ndërkohë, futbollistët titullarë u përqendruan në rigjenerimin e tyre në hotel për të qenë në formën më të mirë për përballjen e radhës.

Stërvitja e sotme ishte mjaft e suksesshme, me një atmosferë pozitive dhe entuziazëm të dukshëm tek lojtarët, të cilët punuan me përkushtim dhe energji të lartë, të motivuar nga fitorja e fundit.

Përzgjedhësi Franco Foda, duke pasur parasysh numrin e kufizuar të futbollistëve në këtë seancë, punoi në disa aspekte të veçanta të lojës, për të përgatitur ekipin në mënyrën më optimale.

Kombëtarja do të zhvillojë nesër stërvitjen e fundit për këtë grumbullim, përpara se të përballet me Qipron të martën, në orën 20:45./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme