Rita Ora, ka bërë një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë fansat e saj.
Në vitin 2025, ajo do të marrë pjesë në një nga turnetë më të mëdha të vitit si këngëtare sekondare e pop yllit australian, Kylie Minogue, në turneun e saj “Tension”.
Rita Ora do të ngjitet në skenë për herë të parë më 11 prill 2025 në Atlanta, Georgia.
Turneu do të përfshijë edhe disa nga qytetet më të mëdha të Amerikës, duke përfshirë San Francisco dhe Seattle, Los Angeles, Kaliforni.
Një nga koncertet më të veçanta gjatë turneut do të jetë performanca e saj në Vancouver.
Ky bashkëpunim mes Ritës dhe Kylie Minogue-s ka krijuar një emocion të madh te fansat e të dyja artisteve, duke u bërë një nga turnetë më të pritur për vitin 2025./rtk/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...