Fluksi i turistëve po e shoqëron bregdetin e jugut edhe në mes të muajit tetor.
Favorizuar edhe nga temperaturat e larta në vend, qyteti i Sarandës vijon që të mirëpresë turistë, të cilët kanë zgjedhur që të shijojnë plazhet mahnitëse të qytetit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga bregdeti i Sarandës, ku pushues të shumtë këtë të diel po marrin rreze dielli dhe po shijojnë bregdetin jonian.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njoftoi një ditë më parë (12 tetor) se në 9-mujorin e parë të vitit 2024 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u përpunuan 8 250 000 pasagjerë, ose 53.7% më shumë se një vit më parë.
Në konferencën e organizuar në përmbylljen e sezonit turistik veror 2024, Balluku vlerësoi se flukset e turistëve ishin të paparashikueshme dhe kanë tejkakuar pritshmëritë e vendosura në fillim të vitit.
Balluku tha se parashikimet për numrin e pasagjerëve deri në fund të vitit janë 10.4 milionë pasagjerë, ndërsa shprehu bindjen se edhe kjo shifër do të tejkalohet./atsh
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?