Kombëtarja shqiptare U-21 do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Armenisë U-21 .
Kuqezinjtë janë stërvitur në “Shtëpinë e Futbollit” dhe trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion për takimin ndaj Armenisë, Ysni Ismailin dhe Ardit Nikajn.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Ismaili do të mungojë për arsye shëndetësore, ndërsa Nikaj ka pësuar një dëmtim në kavilje.
Pjesa tjetër e ekipit gëzon formë të mirë dhe djemtë po përgatiten intensivisht për sfidën ndaj Armenisë.
Ndeshja Shqipëri U21 – Armeni U21 do të luhet të martën, duke filluar nga ora 18:00 dhe hyrja për të gjithë tifozët në stadiumin “Air Albania” do të jetë falas./telegraf/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...