Vdes 34-vjeçari në Prizren, dyshohet se ra në kontakt me rrymën gjatë orarit të punës

11:37 | 13 Tetor 2024
E.G

Një 34 vjeçar  ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës sot në Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për rajonin e  Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari  në fshatin Piranë të Prizrenit kishte rënë në kontak me rrymën elektrike.

“Me datën 12.10.2024 ,rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.R. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty  nga mjekët dhe dëshmitarët është  informuar se  viktima është në  gjendje të rëndë shëndetesore.Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari  në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontak me  rrymën elektirke.”, tha ai.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga  KEDS-s.”, shtoi ai.

Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit është inicuar rast.

Viktima ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë.

“Me vone me datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetusit kujdestar janë  konsultuar me prokurorin  i cili ka dhënë urdhër  që trupi I pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë .”, tha ai.

Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren./Arbresh.info/

Të ngjashme