Banorët e Karaçevës së Kamenicës, lokalitet në brezin kufitar Kosovë-Serbi flasin me shqetësim për lëvizjet e pjesëtarëve ushtarakë serbë. Ata kërkojnë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, e të mos shohin patrulla serbe në pronat e tyre.
Manipulimet kufitare secilën herë atakonin vendin tonë. Deri në frymën e fundit do ti qëndroj besnik vendlindjes, Karaçevës. Mjaft është që të parët e mi u dëbuan nga Komuan e Vranjes thotë ish-kryetari i Kamenicës,Shaip Surdulli.
“Vërtetë ka pasur edhe më tutje ka shqetësime për shkak që jemi pikërisht në kufi me Serbinë. Më parë ka pasur edhe hyrje të xhandarmërisë serbe në Kosovë dhe bahet për atë rrugën e byepasit që kurrsesi nuk duhet me asfaltuar derisa është rruga që hyn në Karaçevë prej Novo Sellës”, tha ai.
Kurse banori Fatmir Lenjani, ka thënë se pas 12 qershorit të vitit 1999 objekti i shkollës së fshatit Breznicë ishte në territorin e Kosovës. Sipas tij, tash kufiri ka ra në Novo Sellë në rrugën e asfaltuar.
“Kjo është tokë e Kosovës, nuk është as e imja, as e atij tjetrit, as e jotja, po kjo është tokë e Kosovës, boll na kanë marrë e na kanë shkelë, boll kemi dhanë tokë në tona anët”, ka thënë ai.
Të njëjtën e pohon edhe Selver Lenjani nga Karaçeva e ultë. “Nuk ka argument më të fortë sesa fotot e shkrepura në tokën e Kosovës, ku patrulla serbe duket dhe argumentohet”, thekson Lenjani.
Sipas tij, është shumë rrezik permanent që sipas marrëveshjes tekniko – ushtarake kjo pjesë që të kaloj me Serbi.
“Ne banorët duhet stoikisht të qëndrojmë dhe për ta bind faktorin ndërkombëtarë sepse është tokë e jona. Na tatimin e paguajmë në komunën e Kamenicës e jo në komunën e Bujanovcit e as në të Vranjes”, theksoi ai.
Banorët e Karaçevës, thonë se me vendosmëri do të qëndrojnë në pronat e tyre. Sipas tyre, prona të huaja as që mendohet që Kosova i ka cenuar, përkundrazi, siç thonë ata, çdo herë është dëmtuar dhe po dëmtohet pasuria e Kosovës./rtk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...