Kurti: Serbia provokon sërish, ka lëvizur trupat rreth 50 metra afër kufirit me Kosovën

22:02 | 12 Tetor 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Serbia ka lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, më saktësisht pranë Kamenicës.

Sipas Kurtit, ky është një provokim i radhës i Serbisë, teksa institucionet e sigurisë në Kosovë kanë detektuar këto lëvizje.

May be an image of map and text

“Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre” deklaron Kurti, transmeton IndeksOnline.

Sipas kryeministrit, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës.

May be an image of 2 people

“Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës” shtoi Kurti.

Të ngjashme