Google ADS

Sulm izraelit në kampin e refugjatëve në Gazën veriore, të paktën 22 viktima

19:15 | 12 Tetor 2024
R J

Të paktën 22 persona janë vrarë në sulmet izraelite në një kamp refugjatësh në Gazën veriore, sipas një deklarate nga zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Më herët gjatë së shtunës, ushtria izraelite urdhra të tjera për palestinezët në Rripin verior të Gazës që të largohen nga shtëpitë dhe strehimoret e tyre ndërsa trupat vazhdojnë një ofensivë kundër militantëve të Hamasit.

Zëdhënësi ushtarak Avichay Adraee u tha njerëzve që të largoheshin nga pjesët e zonës Sheikh Radwan të qytetit të Gazës dhe vende të tjera në dhe rreth Jabaliya.

Pas sulmit të 7 tetorit, Izraeli nisi një luftë Gazë, ku ka vrarë rreth 42 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Konflikti në Gazë është duke u zhvilluar ende, ndërsa Izraeli tani po lufton në një front të dytë në jug të Libanit kundër Hezbollahut./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme