Google ADS

Edon Zhegrova njeriu i ndeshjes sipas SofaScore, shkëlqeu edhe Krasniqi

17:19 | 12 Tetor 2024
D.H

Kosova shënoi fitore me rezultat 1-2 në udhëtim tek Lituania në kuadër të ndeshjes së tretë në Ligën e Kombeve.

Dy futbollistët që realizuan për Kosovën ishin Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi, shkruan Arbresh.info.

Njëherit këta ishin dhe dy futbollistët më të mirë tek Kosova.

Sipas SofaScore, Zhegrova u shpall njeriu i ndeshje ku u vlerësua me notën 8.1.

Ndërkohë, Ermal Krasniqi i cili hyri në lojë në pjesën e dytë, u notua me 7.9 sipas faqes së specializuar.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Qipros të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme