Kosova mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë

15:50 | 12 Tetor 2024
D.H

Kosova ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale 0-1 ndaj Litaunisë në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e nisën ndeshjen më mirë ku realizuan gol në minutën e 20-të, shkruan Arbresh.info.

Ylli i Lille, Edon Zhegrova pas një topi fantastik që mori nga Florent Muslija, e dërgoi në fundin e rrjetës dhe i dha epërsinë Kosovës.

Ndërkohë, Lituania barazoi rezultatin për një moment me Gvidas Gineitis, 14 minuta më vonë por u anulua për pozicion jashtë lojë.

Deri në fund të kësaj pjese nuk pati ndonjë rrezik tjetër nga asnjëra kombëtare dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme