Në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë në Horgosh autoritetet serbe thonë se mëngjesin e sotëm kanë arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së.
Sipas gazetës serbe “Danas”, ish-ushtari, identifikuar si “M.I.”, është i dyshuar për krime lufte, në lidhje me veprimet e tij së bashku me anëtarët e ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndaj bashkëshortëve të nacionalitetit serb në Prishtinë në vitin 1999.
Gazeta citon zëvendëskryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, i cili gjithashtu mban postin e ministrit të punëve të brendshme.
Ai ka deklaruar se “ata janë rrëmbyer me forcë dhe janë dërguar në një burg të improvizuar, ku janë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht”.
Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Krime Lufte, të dyshuarit do t’i caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte me kallëzim penal.
Arbresh.info ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, por që deri në publikimin e lajmit, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...