Google ADS

Vidhet arka për bamirësi në xhaminë e fshatit Siqevë në Prishtinë

08:26 | 12 Tetor 2024
K.B

Është vjedhur arka që ishte e vendosur për bamirësi në xhaminë e fshatit Siqevë në Prishtinë.

Kështu bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se vlera e parave që ishte në arkë nuk dihet.

Ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Siqevë, Prishtinë 09-11.10.2024 – NN. Është iniciuar rasti pasi dyshohet se persona të dyshuar kanë depërtuar në xhaminë e fshatit dhe prej aty kanë vjedhur arkën që është e vendosur për bamirësi. Vlera e parave që ishin në arkë nuk dihet. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Të ngjashme