“Epoka e artë” e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Serbisë nis me “armët e luftës”. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës në Beograd, njoftoi se bashkë me nikoqirin Aleksandër Vuçiç kanë vendosur që t’i zhvillojnë së bashku industritë e mbrojtjes.
Delegacionet e të dyja shteteve firmosën gjithsej 11 marrëveshje me synimin që vëllimi tregtar të shkoi nga 2 miliardë dollarë në 5 miliardë.
“Ne, si Turqi dhe Serbi, dorë për dore duhet të bëjmë një hap të ri. Ky hap është krijimi i një industrie të mbrojtjes bazuar në ruajtjen e paqes. Ne bashkuam duart në takimin tonë dypalësh dhe caktuam miqtë tanë për këtë qëllim. Tani edhe miqtë do ta bëjnë këtë punë. Askush nuk duhet të përpiqet të diktojë se çfarë duhet të përfshijë përmbajtja e industrisë së mbrojtjes së Turqisë dhe Serbisë përveç nesh”, tha presidenti turk.
Presidenti turk u bë më konkret duke saktësuar se bëhet fjalë për prodhimin e dronëve pa pilotë, që gjerësisht njihen si Bajraktar. Erdogan nuk saktësoi nëse këta lloje dronësh, të cilët i posedojnë si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, do të prodhohen në Serbi. Vuçiç nga ana tjetër shfrytëzoi rastin që të shprehë shqetësimet për Kosovën, përballë “mikut” të tij nga Turqia, shtet të cilin e konsideroi si lojtarin më të madh dhe të fuqishëm në Ballkan.
“Ne nënvizuam edhe një herë rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në këtë kontekst, është e qartë se është e rëndësishme t’i qasemi tensioneve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me sens të shëndoshë. Konfirmuam gjithashtu vendosmërinë e vendeve tona për ruajtjen e stabilitetit në Bosnje dhe Hercegovinë. Me këtë rast, theksova rëndësinë e qasjes konstruktive të Serbisë për të lënë pas brishtësinë politike të Bosnjë dhe Hercegovinës sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh lideri turk.
Erdogan dhe Vuçiç morën pjesë edhe në forumin e biznesit Serbi-Turqi të zhvilluar në Beograd. (A2 Televizion)
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...