Kosova U21 ka pësuar humbje të thellë 4-0 përballë Polonisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Pas 21 minutash lojë, Mariusz Fornalczyk realizoi për 1-0.
Katër minuta më vonë, Arkadiusz Pyrka e dyfishoi epërsinë e polakëve.
Mysafirët vazhduan me paraqitje dominuese, ndërsa shënuan edhe të tretin, tani përmes Dominik Marczuk (31’).
Për 4-0 u përkujdes Jakub Kaluzinski që realizoi nga penalltia në minutën e 45+2-të.
Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ulët, derisa nuk pati gola.
Kosova U21 e drejtuar nga Afrim Tovërlani kishte paraqitje të dobët, ndërsa tashmë janë shuar shpresat për kualifikim.
Dardanët e rinj kanë vetëm 12 pikë, aq sa edhe Bullgaria, ndërsa Gjermania me 25 si lidere dhe Polonia në vendin e dytë me 21, derisa Estonia ka katër pikë dhe Izraeli me tri sosh. /Telegrafi/
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...