Reshjet nga uragani “Milton”, i cili shkaktoi të paktën 16 viktima në SHBA, ishte rreth 20% deri në 30% më i fortë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe erërat e tij 10% më intensive, sipas analizës së shpejtë të uraganit “Milton” nga një rrjet referimi shkencor, botuar sot.
Ky studim nga rrjeti World Weather Attribution (WWA) arrin në përfundimin se pa ndryshimet klimatike, uragani do të kishte mbërritur në Florida në kategorinë 2 në vend të 3.
Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA), rreziku i dëmtimit rritet katërfish për çdo rritje të kategorisë.
Analiza e grupit WWA tregon gjithashtu se reshjet e ngjashme me ato të uraganit “Milton” janë tani rreth dy herë më të mundshme me ngrohjen globale, e cila është tashmë 1,3 ° C mbi mesataren e epokës paraindustriale.
Kjo analizë e shpejtë, e publikuar vetëm dy ditë pasi “Milton” mbërriti në Florida, është më pak e plotë se studimet e kryera shpesh nga ky grup studiuesish ndërkombëtarë.
Por, ata kishin publikuar një punë të detajuar të mërkurën mbi uraganin Helene, i cili goditi Florida vetëm rreth dy javë para Miltonit, pra me shumë faktorë të ngjashëm.
“Rezultatet për “Milton” janë gjithashtu në përputhje me rezultatet e tjera për uraganet në të njëjtën zonë”, sipas WWA.
“Prandaj ne jemi të sigurt se këto ndryshime në reshjet e mëdha (të Milton) i atribuohen ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit”, shkroi grupi në analizën e tij.
“Intensifikimi i shpejtë i “Milton” u nxit nga temperaturat shumë të larta të sipërfaqes së detit në Gjirin e Meksikës”, shton ai.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...