Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

14:44 | 11 Tetor 2024
K.B

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Kjo ceremoni e ndërrimit të komandës u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë ku komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Gjeneral Majori Özkan Ulutas bëri kalimin e detyrës zyrtare te Gjeneral Majori Enrico Barduani.

Këtë javë Kurti e kishte mirëpritur komandantin e KFOR-it Ulutas edhe në një takim lamtumirës. Gjeneral Majori Enrico Barduani është oficeri i 14-të italian që merr komandën dhe do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it./Arbresh.info/

Të ngjashme