Në një deklaratë të përbashkët me homologun Viktor Orban, kryeministrishqiptar, Edi Rama tha se Hungaria ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në procesin e negociatave të Shqipërisë me BE.
“Së pari, më duhet të them që jam vërtet shumë shumë i nderuar për mënyrën se si kryeministri, miku im më prezantoi. Nuk e di nëse është e merituar, por këto fjalë prej tij kanë vërtet rëndësi të madhe për mua. Për mua ai është një nga personat më të këndshëm për të folur për gjëra të ndryshme që po ndodhin në botë, por edhe për historinë nga e cila duhet të mësojmë për të përgatitur të ardhmen. Prandaj është kënaqësi që jam këtu dhe shpreh mirënjohjen time të thellë për atë që ka bërë Presidenca e Hungarisë në BE për ne, duke nxitur e duke bërë të mundur që pas disa ditësh ne do kemi mundësinë të hapim një pjesë të madhe të negociatave, pra një grup të tërë kapitujsh. Do hyjmë në një fazë integrimi vërtet të avancuar.”
Një falënderim të veçantë e pati për komisionarin e BE për zgjerimin Olivér Várhelyi.
“Është momenti për të falënderuar edhe dikë tjetër, që është pjesë e qeverisjes evropiane Varhelyi që ka qenë kyç për këto arritje të rëndësishme, edhe në aspektin shumëpalësh me të gjithë ne në rajon. Ka qenë vërtet kënaqësi që të punonim me të dhe i urojmë suksese në të ardhmen.”
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se këtë të Premte u nënshkruan dy marrëveshje mes shteteve.
“Për ne është kënaqësi të vijmë në Budapest sepse e kemi parë Hungarinë si model për reformat e brendshme. Në sot nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në fushën e bujqësisë dhe të administratës publike. Kjo e fundit është vërtet shumë e rëndësishme për të gjitha ato vende që janë në proces anëtarësimi.”
Rama deklaroi se janë rritur në mënyrë marrëmendëse edhe investimet direkte nga kompanitë hungareze në Shqipëri.
“Ndihemi të inkurajuar, që kompanitë hungareze po investojnë dhe numri i tyre i këtyre investimeve me shifra është i pazakontë. Duke u krahasuar gjithnjë me vende që janë si Shqipëria në madhësi, bëhet fjalë për 350 milion euro që është shifër mbresëlënëse për ekonominë tonë. Turizmi është një objektiv, numri i hungarezëve në bregdetin tonë është rritur sërish krahasuar me vitin e shkuar.”/tvklan.al
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë