Është hapur edicioni i 13-të të Festivalit të Teknologjisë KosICT 2024, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët është prioritet kryesor në agjendën e tij qeverisëse.
Kryeministri Kurti, ka theksuar se po planifikohet ndërtimi i Qendrave të Integruara të Shërbimit, për të gjithë qytetarët që s’kanë mundësi t’i kryejnë këto shërbime vetë.
“Gjithëpërfshirja është çelësi. Për ata që nuk munden t’i përdorin shërbimet digjitale, do të mund të kërkojnë ndihmë në Qendrat e Integruara të Shërbimit. Qendrat e para do të jenë në Prishtinë dhe jemi të entuziazmuar se si këto qendra do të punojnë. Siguria është e rëndësishme kur flasim për digjitalizim. Prandaj kemi themeluar qendrën e sigurisë kibernetike dhe së shpejti do të hapen edhe vendet e punës për agjencinë e sigurisë kibernetike”, ka theksuar Kurti.
Kurti ka thënë se janë të fokusuar që politikat digjitale të zhvillohen në shërbim të qytetarëve, ndërsa për ata qe nuk munden t’i përdorin këto shërbime, do të ndërtohen Qendrat e Integruara të Shërbimit. Sipas tij, platforma E-Kosova ka qenë një sukses i madh, ndërsa ka theksuar se siguria kibernetike është shumë e rëndësishme.
Kryetari i bordit të Shoqatës së Kosovës për Teknologji Informative, Ermal Sadiku, ka thënë se teknologjia e informacionit dhe komunikimit ka fuqinë për të ndryshuar jetën e njerëzve në vendet e vogla si Kosova. Sipas tij, është një ndër industritë më transformuese në botë.
“Në vendet e vogla si Kosova mund të shohim si teknologjia e zhvillon vendin dhe ndryshon jetën e njerëzve. Rëndësia e inxhinierëve është se ata trajnojnë inxhinierë të tjerë të rinj dhe kompani, për të ndryshuar jetën e njerëzve”, ka theksuar ai./rtk
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën