Özkan Ulutaş: Situata në Kosovë mbetet e brishtë

11:44 | 11 Tetor 2024
K.B

Ka filluar ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë. Gjeneralmajori i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş, do t’ia dorëzojë detyrën gjeneralmajorit italian, Enrico Barduani.

Në fjalën e tij, gjeneral Ulutaş ka theksuar se këtë vit shënohet 25-vjetori i KFOR-it në Kosovë, i cili vazhdon të angazhohet për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt.

“Gjatë këtyre 25 viteve, anëtarët e komunitetit ndërkombëtar kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë publike dhe marrëdhënieve, duke ofruar mbrojtje për të gjithë qytetarët,” tha Ulutaş.

Ai gjithashtu shtoi se situata në Kosovë mbetet e brishtë dhe se “Ne dëshirojmë të dëshmojmë se ofrojmë paqe”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme