Kuvendi mbanë senacë të jashtëzakonshme

07:28 | 11 Tetor 2024
E.K

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në një seancë të jashtëzakonshme në orën 12:00.

Në këtë seancë do të diskutohet komunikimi i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radojiçiç, përgjegjësin e sulmit terrorist në Banjskë vitin e kaluar.

Njoftimi për këtë seancë është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, ku theksohet se do të ketë debat parlamentar mbi këtë çështje.

Seanca është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë mbështetje nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme