Anglia ka pësuar humbje 2-1 në Wembley nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar qysh në minutën e 11-të me anë të Konstantinos Mavropanos, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Por, Cole Palmer u kundërpërgjigj në minutën e 22-të, ndërsa pasimi perfekt nga Jude Bellingham u shpërdorua nga ylli i Chelseat, pasi topi shkoi mbi portë.
Në minutën e 49-të, Vangelis Pavlidis kaloi Greqinë në epërsi, me Jordan Pickford që nuk kishte çfarë të bënte.
Pavlidis kishte gol të anuluar në minutën e 60-të, pasi ishte në pozitë jashtë loje.
Edhe në minutën e 83-të, lojtarit grek iu anulua një tjetër gol, por tani nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Jude Bellingham u mendua se ia fitoi një pikë Anglisë, kur i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar në minutën e 87-të.
Por, Pavlidis më në fund ia doli ta shënonte edhe golin e dytë, kur realizoi në minutën e 90+4-të për 2-1
Me këtë fitore, Greqia është lidere e grupit me nëntë pikë, Anglia me gjashtë, Irlanda me tri, ndërsa Finlanda me asnjë. /Telegrafi/
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...