Google ADS

Kryeministri Rama shkon në Hungari, takim me Viktor Orban

22:18 | 10 Tetor 2024
Q L

Paraditja e së premtes do ta gjej kryeministrin Edi Rama në një vizitë zyrtare në Hungari.

Top Channel ka mësuar se kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun hungarez Viktor Orban.

Pritet edhe nënshkrimi një marrëveshje në sektorin e bujqësise.

Shqipëria ka marrëdhënie të konsoliduara me Hungarinë.

Në vitin 2021 kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest.

Dy vite më vonë erdhi në Tirana Viktor Orban nga ku u nënshkruan disa marrëveshje./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme