Një hotel ka krijuar politika të reja menaxhuese, duke mirëpritur kafshët më parë se njerëzit.
Menaxhmenti i hotelit të paidentifikuar ka vënë një tabelë në hyrje të objektit ku jepen detaje se përse kafshët dijnë të jenë mysafirë më të mirë se njerëzit.
Fotografia e këtij njoftimi, transmeton arbresh.info, është shpërndarë në internet me të madhe duke marrë më shumë se 1.1 milionë klikime brenda 24 orëve të postimit.
Në shënimin e menaxhmentit shkruan ndër të tjera: “Qentë janë të mirëseardhur në këtë hotel. Ne kurrë s’kemi pasur mysafirë qenë që kanë pirë cigare në shtrat dhe që kanë djegur batanijet. Kurrë s’kemi pasur mysafirë qenë që kanë vjedhur peshqirët e hotelit dhe që kanë dëgjuar TV me zë shumë të lartë. Kurrë nuk kemi pasur mysafirë qenë që janë dehur dhe kanë shkatërruar mobiliet. Kështu që nëse qeni juaj mund të garantoj për ty, atëherë edhe ti je i mirëseardhur”./arbresh.info.
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...