Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje.
Sipas njoftimit, ai është arrestuar një ditë pasi në polici një person ka raportuar se ishte sulmuar fizkikisht nga tre persona të cilët i kanë shkaktuar lëndimë të lehta trupore, shkruan Arbresh.info.
Të njëjtit dyshohen se i kanë marrë viktimës çantën e krahut e nga çanta i marrin dy telefona mobil Samsung ne vlerë rreth 410 euro dhe para të gatshme 75 euro dhe me pas largohen në drejtim të panjohur.
“Me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar të panjohur, meshkuj, të dyshuarit e kishin sulmuar viktimën duke e goditur me grushte dhe shqelma dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore, të dyshuarit me pas i marrin viktimës çantën e krahut e nga çanta i marrin dy telefona mobil Samsung ne vlerë rreth 410 euro dhe para të gatshme 75 euro dhe me pas largohen në drejtim të panjohur. “, thuhet në njoftim.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Ndërsa dy dyshuarit tjerë janë duke kërkuar nga hetuesit policor të Stacionit Policor të Prizrenit./Arbresh.info/
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA